​Kampi Bondsteel lidhet me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës

Aktuale

​Kampi Bondsteel lidhet me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 18:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot është përuruar lidhjen e Kampit Bondsteel me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se së bashku me kryeministrin Kurti, ministrin Aliu, ministrin Sveçla, ambasadorin Hovenier, si dhe shumë personalitete tjera ishin pjesë e përurimit të kësaj lidhje.

“Përveç komandantit të Bondsteel-it, Kolonel Matt DiNenna në ceremoninë e sotme ishte edhe eprori i tij, gjeneralmajor James Smith. Kjo ngjarje e rëndësishme do të ndihmojë në përgatitjen e Kampit Bondsteel për të ardhmen duke reduktuar në masë të madhe përdorimin e gjeneratorëve ndotës me naftë.

Prania e fuqishme e Qeverisë është dëshmi e përkushtimit të thellë të Kosovës ndaj partnerëve tanë të NATO-s dhe ndaj aleatit tonë kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat