​Abdixhiku: Miqtë e Kosovës sikurse Lukas Mandl janë të rrallë

Aktuale

​Abdixhiku: Miqtë e Kosovës sikurse Lukas Mandl janë të rrallë

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 22:34
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe Lukas Mandl

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka drekuar sot në Prishtinë me Lukas Mandl, eurodeputeti austriak, për të cilin ka thënë se është një ndër zërat më të fuqishëm të Kosovës në Parlamentin Evropian. 

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se në Kongresin e fundit të Partive Popullore Evropiane ai madje sponsorizoi rezolutën për liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila morri mbështetjen e mbi 500 delegatëve aty.

“Në çdo paraqitje të tij, kudo nëpër Evropë, ai flet për historinë e Kosovës, krimet e Serbisë; flet për të ardhmen e vendit tonë si pak zëra tjerë nëpër Evropë. Miqtë e Kosovës, sikurse Lukas Mandl, janë të rrallë.

Sot, me bashkëpunëtorë, drekuam me të në Prishtinë. Në emër të të gjithë kosovarëve, e falenderuam nga zemra për gjithë përkushtimin e treguar ndaj Kosovës dhe popullit tonë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat