​Krasniqi: Bashkëpunimi ekonomik në rajon fuqizon ekonomitë dhe nxitë rritjen e investimeve

Aktuale

​Krasniqi: Bashkëpunimi ekonomik në rajon fuqizon ekonomitë dhe nxitë rritjen e investimeve

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 12:47
“Promovimi i investimeve rajonale”

Në konferencën rajonale “Promovimi i investimeve rajonale” që po mbahet në Prishtinë, kryetari Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Skënder Krasniqi theksoi se rritja e bashkëpunimit ekonomk e tregtar mes vendeve të rajonit fuqizon ekonomitë e këtyre vendeve dhe nxitë rritjen e investimeve mes vendeve tona.

“Ne duhet të rrisim bashkëpubimin mes vendeve tona në mënyrë që të rritet mundësia për shkëmbimin e praktikave dhe përvojave tona”, tha Krasniqi në konferencën rajonale të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) dhe Odën Ekonomike të Malit të Zi (PKCG).

Me këtë rast, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se vetëm në këtë mënyrë, me konferenca rajonale mund të ketë integrim si rajon, sepse kështu sipas saj është integruar edhe Evropa.

Ministrja Hajdari tha se është e nevojshme një strategji për aftësim profesional, që do ta nxiste rritjen ekonomike në rajon.

“Pa sektorin privat nuk ka përafrim të profileve për nevojat e tregut të punës. Dhe në këtë mënyrë mund të ketë një nxitje të edukimit dhe aftësimit të punëtorëve që ndikon edhe për rritje ekonomike në Kosovë dhe rajon”, tha ajo.

Ministrja e MINT-it ka njoftuar të pranishmit për politikat dhe indikatorët e ekonomik në Kosovë.

Kosova sipas saj po tregon se ka një zhvillim me një rritje ekonomike dy shifrore në vitin 2021.

Në këtë konferencë rajonale janë të parapara tri panele diskutuese me përfaqësues nga tri shtetet, ku do të diskutohet për rëndësinë e shkollimit dhe aftësimit profesional dhe ndërlidhjen me tregun e punës, ofertat e të bërit biznes që ka Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi si dhe këndvështrimi që kanë odat ekonomike për këto tema.

Në konfrencën rajonale që po mbahet në Prishtinë, Dafina Zeqiri, udhëheqëse e lartë në Fondin e Ballkanit Perendimor(WBF), theksoi se ky projekt forcon kohezionin rajonal dhe fuqizimin e sipërmarrjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat