Kërkuan shkarkimin e Nagavcit, ‘shpërthen’ Pozhari: Lahpera, i keni bë rrush e kumbulla 100 mijë euro!

Aktuale

Kërkuan shkarkimin e Nagavcit, ‘shpërthen’ Pozhari: Lahpera, i keni bë rrush e kumbulla 100 mijë euro!

Nga: A.M Më: 29 shtator 2022 Në ora: 06:47
Xhevdet Pozhari.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një komunikate për media ka bërë thirrje që ministrja e arsimit Arbërie Nagavci të shkarkohet nga detyra e ministres sepse sipas tyre Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë më shumë është angazhuar ta thyejë grevën përmes përçarjes, se që është angazhuar për një zgjidhje të mundshme.

Ndaj kësaj kërkese të KLMLDNj, ka reaguar ashpër analisti Xhevdet Pozhari.

Ai përmes një postimi në Facebook kërkoi kthimin e 100 mijë eurove nga KLMDNj.

“Ktheni një herë qato 100 mijë euro që i keni marrë për me i përcjellë seancat në Gjykatën Speciale dhe nuk keni shku asnjëherë. Por, i keni bë rrush e kumbulla, lahpera. E, mandej dilni shitni mend”, u shpreh Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

KMLDNj: Të dorëhiqet Arbërije Nagavci, mos të sulmohet Rrahman Jashari.

Ktheni një herë qato 100 mijë euro që i keni marrë për me i përcjellë seancat në Gjykatën Speciale dhe nuk keni shku asnjëherë. Por, i keni bë rrush e kumbulla, lahpera. E, mandej dilni shitni mend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat