Dumoshi: Arroganca e pushtetit ndaj SBAShK-ut, tregues i tendencës për ngufatjen e demokracisë

Aktuale

Dumoshi: Arroganca e pushtetit ndaj SBAShK-ut, tregues i tendencës për ngufatjen e demokracisë

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 08:51
Vlora Dumoshi

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka deklaruar se vendimet e SBAShK-ut janë legjitime.

Sipas saj, fillimi i mësimit është një lajm i mirë.

Megjithatë, ligjvënësja opozitare shtoi se trajtimi me dinjitet i mësimdhënësve përfshirë edhe rritjen e pagave të tyre duhet të ndodhë.

“Sjellja me arrogancë e Qeverisë ndaj sindikatës së arsimit është tregues i tendencës për ngulfatjen e demokracisë në vendin tonë”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Zv/ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ndërkohë të mërkurën mes tjerash tha se beson që mësimi do të fillojë të hënën më 3 tetor.

Aktualisht deri më tani janë bërë më shumë se një muaj që kur SBAShK-u e ka shpallur grevën në sektorin e arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat