Bajrami: Në pandemi mësimi online filloi pas 12 ditësh, tani në kushte normale qeveria nuk merr përgjegjësi për grevën

Aktuale

Bajrami: Në pandemi mësimi online filloi pas 12 ditësh, tani në kushte normale qeveria nuk merr përgjegjësi për grevën

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 09:10
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami, ka komentuar situatën me grevën në arsim, duke e krahasuar mësimin në kohën e pandemisë CoVID-19.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se vetëm 12 ditë pas fillimit të pandemisë kishte nisur mësimi online, derisa tash në kushte normale nuk mbahet mësim.

Deputetja për këtë bëri përgjegjës qeverinë dhe MASHTI-n.

Postimi i plotë:

Me 11 mars 2020, me vendim të Qeverisë u mbyllën shkollat në tërë vendin, për shkak të pandemisë COVID-19.

Me 23 mars d.m.th. vetëm pas 12 ditëve, filloj e-mësimi në RTK.

Tani në kushte normale, që një muaj nuk mbahet mësim dhe Qeveria, MASHTI nuk marrin asnjë përgjegjësi.

Për popullistët është më rëndësi që Kurti e ''gjunjëzoj'' Jasharajn.

Çka me miliona orë mësimi të humbura për plot 318 mijë fëmijë të këtij vendi?

I kemi fy praktikantët kur ju kemi quajtur ''Qeveri e praktikantëve'', praktikantët megjithatë punojnë diçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat