Ministri grek interesohet për situatën në rajon, telefonon edhe shefin e Lajçakut

Aktuale

Ministri grek interesohet për situatën në rajon, telefonon edhe shefin e Lajçakut

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 13:01
Nikos Dendias dhe Borell

Kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias, është në mënyrë aktive i interesuar për zhvillimet që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu edhe sa i përket procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. 

Dendias sot gjatë ditës ka njoftuar për një bisedë telefonike që ka pasur me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, derisa një orë më pas ka treguar se ka zhvilluar një telefonatë edhe me shefin e Lajcak, spanjollin Josep Borell. 

Dendias ka thënë se në bisedën që ka pasur, ka shprehur gatishmërinë e Greqisë për të kontribuar në mënyrë aktive në stabilizimin e rajonit.

“Kam folur në telefon me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell në lidhje me zhvillimet në #Ballkanin Perëndimor dhe rolin e BE-së duke theksuar gatishmërinë e Greqisë për të kontribuar aktivisht në stabilizimin e rajonit. #BE duhet të kontribuojë duke respektuar parimin e gjithëpërfshirjes së të gjithë BE-së”, ka shkruar Dendias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat