UNFPA: Grave shtëpiake t’iu njihet kontributi

Aktuale

UNFPA: Grave shtëpiake t’iu njihet kontributi

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 10:30
UNFPA: Grave shtëpiake t’iu njihet kontributi

Shumë gra, e nëna janë të papunësuara në institucione, qofshin ato publike apo private. Por, ato angazhohen në mirëmbajtje të shtëpisë, e në kujdes ndaj fëmijëve, e të moshuarve që gjenden brenda familjes së tyre.

Ky kontribut, asnjëherë nuk iu është njohur si angazhim pune. Kësisoj, kur të pensionohen këto gra, marrin asistencën e pensionit minimal që ekziston, e që aktualisht në Kosovë është 100 euro.

Sipas Visare Mujko-Nimani, shefe e zyrës së UNFPA në Kosovë (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë), ky kontribut duhet t’iu njihet këtyre grave.

E njëjta në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se shumë shtete skandinave ua njeh si kontribut pune, pasi të njëjtat, kur kujdesen për ndonjë fëmijë apo për ndonjë të moshuar a të sëmurë nëpër shtëpitë e tyre, drejtpërdrejt ndikon në reduktim të numrit të tyre, që do duhej t’i trajtonte shteti në kopshte fëmijësh apo në spitale a shtëpi pleqsh.

Veç për këtë, Visare Muko Nimani, në Sytë 7 në Klan Kosova, foli edhe për anketën për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë, të cilët edhe shënojnë Ditën Ndërkombëtare me 1 tetor. Shefja e zyrës së UNFPA në Kosovë, tha se në Kosovë aktualisht janë rreth 9 për qind e popullsisë mbi moshën 65 vjeçare, ndërsa pritet që në vitin 2050 numri i personave mbi 65 vjeç të jenë 22 për qind. Kurse i fëmijëve nën 15 vjeç deri 15 për qind e popullsisë totale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat