Për grevën vendoset sot, njoftimi pritet të publikohet nesër

Aktuale

Për grevën vendoset sot, njoftimi pritet të publikohet nesër

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Sot pritet të ketë një vendim përfundimtar për ndërprerjen ose vazhdimin e grevës, të nisur tash e një muaj.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka dhënë sinjale se mund t'i japë fund grevës, nëse për një gjë të tillë pajtohet anëtarësia.

BSPK ka shtruar pyetje për të gjithë grevistët nëse janë të gatshëm për ta pezulluar atë deri në janar.

Këshilli Grevist i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), do të mblidhet të premten në ora 18:00 me kryetarët e niveleve lokale për të kuptuar se si qëndron disponimi i mësimdhënësve lidhur me grevën. Megjithatë, vendimi pritet të publikohet të shtunën, kanë konfirmuar për RTKlive nga ana e BSPK-së.

Procesi i votimit është zhvilluar gjatë tërë ditës së enjte dhe nëse anëtarësia vendos për, atëherë mësimi do të fillojë të hënën, ndërsa shërbyesit civilë do të nisin ofrimin e shërbimeve që mungonin tash e një muaj.

Greva në arsimin parauniversitar ka nisur më 25 gusht pasi Bashkimi i Sindikatave të Bashkuara të Kosovës (BSPK), shpalli grevën e përgjithshme në sektorin publik.

Më shumë se 300 mijë nxënës kanë mbetur në shtëpi për katër javë, pasi sindikatat dhe Qeveria nuk arritën ndonjë marrëveshje për t’i dhënë fund grevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat