Sulmi seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi, arrestohet i dyshuari

Aktuale

Sulmi seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi, arrestohet i dyshuari

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 19:13
Mrika Nikçi

Tre ditë më parë, ka ndodhur një sulm seksual në Pejë, ku viktima është sulmuar seksualisht nga një person me iniciale F.B., 27-vjeçar.

Sulmi ka ndodhur më 27 shtator, në orën 20:50, ku viktima e sulmit, Mrika Nikqi, sulmohet seksualisht derisa po ecte rrugës.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se personi në fjalë është identifikuar, dhe i njëjti ndodhet në mbajtje për 48 orë.

“Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet tutje.

Viktima e sulmit, Mrika Nikqi, e cila është alpiniste, ka publikuar edhe pamje nga ky sulm.

Sipas saj, F.B., është anëtar i një familjeje të njohur në Pejë.

Nikqi thotë se ky rast ka bërë që ajo të jetë në gjendje të rëndë emocionale e të mos mund të deklarohet në tërësi.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt”, shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat