“Fatlume ishin ato që kishin ndonjë sakicë afër” – deputetja reagon pas sulmit seksual ndaj Nikqit

Aktuale

“Fatlume ishin ato që kishin ndonjë sakicë afër” – deputetja reagon pas sulmit seksual ndaj Nikqit

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 23:41
Tinka Kurti

Deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti ka reaguar pas sulmit seksual ndaj atletes Mrika Nikqi në Pejë.

Kurti ka thënë se nuk ka vend për pyetjen “kah po shkon kjo botë?”, pasi që sipas saj, të njëjtin fat kanë pasur edhe gratë që kanë jetuar në periudha të mëhershme.

Ajo ka thënë se fatlume kanë qenë ato të cilave u ka rastisur ta kenë afër ndonjë “sakicë” (sopatë), për t’i zmbrapsur sulmuesit.

“Nuk ka vend për pyetjen ‘Kah po shkon kjo botë? ‘. Monstrueze ka qenë edhe për gjyshet tona. Fatlume ishin ato të cilave u ka qëlluar ndonjë sakicë afër me i zmbraps sulmuesit. Aty ku ka rezistencë nuk ka nevojë për turp. Peja duhet të krenohet me Mrikën e  guximshme që po lufton për vete dhe të gjitha ne. Nuk do të thotë se ka më shumë raste për aty ku dijmë. Ka veç rezistencë e luftë më shumë. Aty ku nuk dihet asnjë rast ka fituar heshtja”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat