Haxhiu e thotë për herë të parë: Reforma në drejtësi do të mbyllet deri në fund të dhjetorit

Aktuale

Haxhiu e thotë për herë të parë: Reforma në drejtësi do të mbyllet deri në fund të dhjetorit

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 00:56
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar për herë të parë në “DPT te Fidani” se synimet e Qeverisë së Kosovës, janë që reforma në drejtësi të përmbyllet deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

Ajo ka thënë se me bashkëpunimin e opozitës, reforma në drejtësi, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, mund të përmbyllet në dhjetor, pasi që sipas saj, nuk kanë mbetur shumë punë.

“Synimet janë që deri në fund të dhjetorit, reforma në drejtësi të përmbyllet si proces. Nuk ka mbetur shumë punë, prandaj nëse ka vullnet nga opozita, që për neve kjo punë të përmbyllet në dhjetor”, ka thënë ajo.

Ministrja Haxhiu është shprehur e lumtur që Qeveria e Kosovës ka marrë dritën e gjelbër për Vettingun nga Venecia.

Ajo ka paralajmëruar Vetting në nivele të larta të drejtësisë.

“Ne kemi pasur takime të shumta, pas opinionin të Venecias, për Vettingun në sistemin e drejtësisë. Jemi të lumtur që Venecia na ka dhënë dritën e gjelbër për Vettingun, nga nivelet më të larta, përfshirë këtu Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, prokurorët e prokurorive dhe kryetarët e gjykatave. Në këtë drejtim kemi pasur takime me opozitën. Opozita ka qenë shumë konstruktive. E ka pranuar që reforma në drejtësi, është e rëndësishme. Ata e kanë pranuar reformën, por kanë kërkuar që punën e bërë nga ministria, ta bartim në Kuvendin e Kosovës”’, ka thënë ajo

Sipas Haxhiut, për reformën në Drejtësi, qeveria dhe opozita duhet të jenë të unifikuar.

Ajo ka përmendur edhe mbështetjen e lartë të qytetarëve për këtë proces, duke u thirrur në një sondazh të KDI-së.

“Sipas një sondazhi nga KDI, mbi 70% të qytetarëve duan reforma në drejtësi. Duan projektligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, ka thënë ajo.

Minsitrja Haxhiu ka thënë se kjo reformë nuk do të përdoret asnjëherë për hakmarrje politike.

“Koha e hakmarrjeve politike, ka kaluar”, ka theksuar ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat