Zëdhënësja e LDK-së kritikon Qeverinë: Goditje e ultë e hakmarrje politike

Aktuale

Zëdhënësja e LDK-së kritikon Qeverinë: Goditje e ultë e hakmarrje politike

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 17:21
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka kritikuar Qeverinë Kurti se sa lehtësisht e me sa krenari dalin në konferenca për media për të kumtuar lajmin se nuk do të ketë paga për mësimdhënësit.

Sipas saj, kjo pandjeshmëri e qeverisë ndaj qytetarëve, e shprehur me kaq lehtësi, nuk ka sesi të emërohet ndryshe veçse goditje e ultë e hakmarrje politike e pushtetarëve ndaj qytetarëve të tyre.

“Në këtë kohë inflacioni enorm e rritje çmimesh në gjithçka, kur familjet tona ballafaqohen me problemet e mbijetesës, sa lehtësisht e me sa krenari dalin në konferenca për medie për të kumtuar lajmin se nuk do të ketë paga për mësimdhënësit.

Kjo pandjeshmëri e qeverisë ndaj qytetarëve tanë, e shprehur me kaq lehtësi, nuk ka sesi të emërohet ndryshe veçse goditje e ultë e hakmarrje politike e pushtetarëve ndaj qytetarëve të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat