Këshilli i Sigurimit të OKB-së takim rreth Kosovës me 18 tetor

Aktuale

Këshilli i Sigurimit të OKB-së takim rreth Kosovës me 18 tetor

Nga: F. B. Më: 4 tetor 2022 Në ora: 09:35
Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Mbledhja e KS të OKB-së ku do të shqyrtohet raporti 6 mujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guetresh rreth situatës në Kosovë, do të mbahet me 18 tetor, njoftimi është bërë përmes faqes zyrtare të KS të OKB-së, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Faqja zyrtare e KS të OKB-së ka njoftuar se mbledhja do të mbahet me 18 tetor në orët e pasdites sipas kohës lokale.

Mbledhja e kaluar e KS të OKB-së për Kosovën është mbajtur me 20 prill të këtij viti, ndërsa Serbia ishte përfaqësuar nga ministri i jashtëm Selakoviç, ndërsa Kosova na ministrja e jashtme Donika Gervalla.

Në atë mbledhje sipas RTS, Selakoviç ka theksuar se situata në krahinën jugore serbe është larg normalitetit dhe stabilitetit dhe se serbët dhe jo shqiptarët jetojnë në pasiguri e frikë, andaj prania e UNMIK-ut në kapacitet të pa zvogëluar është kyçe për paqen.

Ai po ashtu ka përmend gjyqësinë dhe akuzat sekrete, që janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare, pasi nëse je serb mund të akuzoheni dhe dënoheni me dënime shumëvjeçare burgimi në bazë të dëshmive të pabazuara dhe deklaratave kontradiktore.

Selakoviç ka kritikuar Prishtinën që nuk angazhohet në zgjidhje konstruktive dhe themelimin e asociacionit të komunave serbe, që po nxit largimin e serbëve dhe joshqiptarëve nga atje.

Ministrja e jashtme e qeverisë së Kosovës Donika Gervalla-Shvarc ka akuzuar Serbinë dhe Rusinë se përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen dhe stabilitetin në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat