Ish-këshilltari i Thaçit i reagon ashpër VV-së: Ja çka tregon videoja e tyre!

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit i reagon ashpër VV-së: Ja çka tregon videoja e tyre!

Nga: A.Zh Më: 4 tetor 2022 Në ora: 10:01
Hashim Thaçi dhe Adil Behramaj

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar për videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje dje, në të cilën ajo sulmon ish-pushtetarët e Kosovës.

Behramaj e ka quajtur këtë video propaganduese, duke thënë se ajo tregon shumë për “keqqeverisjen e Kurtit”, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Kurtit i duhet një ngjizje politike për shpëtim.

Reagimi i Behramajt në Facebook:

Me iu paraqit nevoja Lëvizjes Vetëvendosje për video të tilla propagandistike, pa i bërë as dy vjet Kurti në qeverisje, tregon shumë për keqqeverisjen e tij, tepër shumë.

Disa, pavarësisht faktit që mbi një dekadë qëndruan në pushtet, politikisht asnjëherë nuk u konsumuan.

Albin Kurti tashmë veç është një i tharbëtuar. I duhet një ngjizje politike si shpëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat