“Nxehet” debati! Kelmendi i kundërpërgjigjet deputetit të VV-së: Traumë nga mësuesit?!

Aktuale

“Nxehet” debati! Kelmendi i kundërpërgjigjet deputetit të VV-së: Traumë nga mësuesit?!

Nga: A.Zh Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:33
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Bashës, të cilin e ka akuzuar se po kërkon t’ia mbyll atij gojën.

Kelmendi ka thënë se nuk ka marrë asnjë rrogë nga buxheti i shtetit, por ka kontribuuar me taksa, për ta marrë rrogën Basha me shokë, përcjell Bota sot.

Ai ka thumbuar deputetin, duke ia kujtuar notat e dobëta në shkollë. “Kurrë s’i dihet pse gjithë ky vrull për hakmarrje ndaj mësuesve! Traumë?!”, ka shkruar Kelmendi në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se mësuesve dhe mjekëve duhet ndaluar me ligj greva me mosshkuarje në punë.

Reagimi i Kelmendit:

Deputeti i pushtetit, Dimali, i cili paguhet nga taksat tona, po kërkon tash që mua si qytetar të më mbyllet goja. Ndoshta e ka mirë! Tash kur është në pushtet e sheh qytetarin më ndryshe se kur ishte vetëm Dimal.

Unë nuk kam qenë kurrë në pushtet dhe kurrë nuk e kam marrë asnjë pagë nga buxheti i shtetit, kurse kam kontribuar duke paguar taksa cent më cent për ta marrë rrogën edhe Dimali me shokë.

Tash sa i përket KONCENTRIMIT:

Po, i koncentruar jam. Unë nuk kam bërë vetëm statuse me kritika për SBASHK-un. Kam shkruar artikuj, kam bërë emisione, madje kritikat i gjen edhe në librat e mi.

Ende vazhdoj të mendoj se mësuesve dhe mjekëve duhet ndaluar me ligj greva me mosshkuarje në punë. Por ja që një ligj i këtillë nuk është miratuar.

Me asnjë fjalë nuk kam thënë as këto ditë se sindikalistët e kanë zgjedhur rrugën e duhur për t’i shtruar kërkesat e tyre për rritje page!

Por, dhe kjo është një por e madhe - ajo çka dallon sot me situatat para shumë vjetësh është: KONTEKSTI!

Afro 20% ka inflacion sivjet, krahasuar me inflacionin thuajse të papërfillshëm viteve të kaluara. Sot paga e mësimdhënësit është me vlerë më të vogël se para 3, 4 e 5 vjetëve.

Tash, dorën në zemër, mësuesit nuk e kanë luksin e deputetëve, që të marrin paga edhe kur protestojnë, edhe kur janë në pushim, edhe kur nuk shkojnë në punë fare e edhe kur nuk flasin kurrë në Kuvend e komisione.

Thjesht, deputetët duhet të skuqen kur flasin për mësuesit. Përveç nëse e kanë ndonjë inat personal me ta për shkak të ndonjë note të dobët kur kanë qenë në shkollë! Kurrë s’i dihet pse gjithë ky vrull për hakmarrje ndaj mësuesve! Traumë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat