Mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve grevistë, Avokati i Popullit thirrje Qeverisë

Aktuale

Mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve grevistë, Avokati i Popullit thirrje Qeverisë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 17:14
Albin Kurti- Rrahman Jasharaj

Avokati i Popullit sot ka deklaruar se mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve do ta rrezikojë seriozisht mirëqenien sociale për mësimdhënësit dhe për familjet e tyre.

Avokati i Popullit i bëri thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të reflektojë dhe ta gjejë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.

“Gjithashtu Avokati i Popullit rikujton përgjegjësinë kushtetuese e ligjore të qeverisë dhe detyrimin pozitiv që ka shteti për respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, për sigurimin e paqes sociale në vend si dhe për domosdoshmërinë që autoritetet ta garantojnë përdorimin e standardeve të njëjta sa i përket grevës, për situata të ngjashme, duke i trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Sipas Avokatit të Popullit, është e rëndësishme që qeveria, me secilin veprim dhe masë që merr, të kontribuojë në zbutjen e krizës së rëndë të krijuar si rezultat i kësaj gjendjeje.

Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot ka deklaruar se kompensim do të ketë, por për punën e bërë.

Për muajin shtator, Qeveria e Kosovës ka deklaruar se ka ekzekutuar pagat vetëm për zyrtarët, të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat e përgjegjësitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat