“Jo, zotërinj, shkatërruesit jeni ju”/ Pacolli i reagon LVV-së për videon, përmend arritjet e tij përgjatë 20 vjetëve

Aktuale

“Jo, zotërinj, shkatërruesit jeni ju”/ Pacolli i reagon LVV-së për videon, përmend arritjet e tij përgjatë 20 vjetëve

Nga: M.L. Më: 4 tetor 2022 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Ish- ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti Behgjet Pacolli, ka reaguar pas videos të cilën e publikoi dje Lëvizja Vetëvendosje publikoi një video me ish-udhëheqësit e vendit, si njerëz që shkatërruan shtetin.

Në mesin e ish drejtuesve të apostrofuar nga Lëvizja Vetëvendosje është edhe Behgjet Pacolli.

Në një postim në Facebook, Pacolli e ka quajtur skandaloze videon e publikuar, duke thënë se “shkatërruesit” janë ata që konsumojnë paratë e taksapaguesve.

Ai ka pyetur LVV-në se çfarë ka bërë ajo për shtetin, ndërsa ka treguar për arritjet e tij, sa ishte në poste udhëheqëse.

Postimi i plotë:

E shoh veten në një video skandaloze të publikuar nga partia më e madhe e Kosovës, partia që sot qeverisë Kosovën tonë. Në atë video jam quajtur shkatërruesi. Jo, zotërinj, shkatërruesit jeni ju që vetëm konsumoni paranë e taksapaguesve e në këtë rast edhe paratë e mia. Më tregoni çka keni bërë Ju për Kosovën?

- Unë kam nënshkruar pavarësinë e Kosovës, ju jo.

- Unë kam promovuar vendin në tërë botën, i kam sjellur mbi 40 njohje, e ju, asnjë ...

- Unë kam krijuar ekzistencë financiare për mbi 60.000 qytetarë të Kosovës që nga koha nga kur ju ende nuk keni ekzistuar.

- Unë kam ndihmuar e ndihmoj njerëzit në nevojë të Kosovës me dhjetra miliona euro e ju vetëm i shfrytëzoni ata njerëz.

- Unë kam ndërtuar dhe dhuruar universitete, shkolla, ndërtesa e shumëçka, e ju asgjë.

- Kam rindërtuar me shije, hapësirat në ndërtesat ku ju edhe sot punoni (Parlamentin, presidencën, ministrinë e punëve të jashtme e shumëçka, e ju jo që nuk i keni ndërtuar apo mirëmbajtur, por jeni përpjekur edhe ti shkatërroni.

- Sot shëroj me dhjetëra pacientë jashtë vendit dhe i financoj me dhjetëra studentë jashtë vendit e ju asnjë.

Është turp për ju! Këto dy vite Kosova po degradohet në çdo aspekt, infrastruktura, ambienti e çdo gjë tjetër që ka nevojë për dorën e njeriut të cilën ju nuk jeni në gjendje të jepni. Deri tani vetëm keni sharë e fyer e nëse vazhdoni kështu nuk di si do të duket Kosova…

Unë shpresova dhe besova se ju do të punoni për Kosovën dhe unë ju votova, sepse mendova se e meritoni votën time. Nuk gjej fjalë se sa poshtë mund të shkosh. Sinqerisht nuk kisha në plan të reagoja, por kjo nuk është hera e parë që luani me personalitetin tim. Drejtoni vendin si duhet ose largohuni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat