Thaçi: Kjo është e mira e vetme nga videoja e LVV-së

Aktuale

Thaçi: Kjo është e mira e vetme nga videoja e LVV-së

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 22:03
Jusuf Thaçi

Ish-zv/ministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka deklaruar se spoti i publikuar nga Vetëvendosja është problematike për disa arsyeje.

Sipas tij, një video e tillë do të ishte justifikuar po të ishte e ndonjë partie opozitare, teksa shtoi se nuk mund të kuptohet nga një parti që udhëheq e vetme tash e 18 muaj.

“Është e çuditshme. Populli ka votuar e ka kryer këtë punë, ai po pret prej teje. E keqja e krejt këtij muhabeti është se ata flasin për organizime, sabotazhe, por nuk kemi parë që i ka denoncuar këto. Mundet me mbledh dosje e me i dorëzu në polici e prokurori. Prandaj ke ardhur në qeveri, për mu anku jena na”, tha ai në T7.

“Për dallim nga Xeni, mendoj që është e papranueshme të përdoren fotot e Thaçit dhe Veselit që janë në burg që dy vite e s’janë në Kosovë. S’janë në Hagë për çështjet që përmendën në video”, theksoi ai.

Analisti theksoi se elementi i fundit është që videoja edhe pas 18 muaj flet për kohën e ardhme, në vend që Qeveria Kurti të listojë listën e gjërave që i ka bërë që 18 muaj.

“Videoja flet me ‘do të’ që është absurd. E mira e kësaj videoje është që e shoh si videoje apologji e qeverisë për mos-punë edhe njëfarë pranimi i pafuqisë për të bërë ndryshime”, vijoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat