Rizvanolli: Nuk do ta paguajmë rrymën në veri nëse Elektrosever nuk i përmbahet marrëveshjes

Aktuale

Rizvanolli: Nuk do ta paguajmë rrymën në veri nëse Elektrosever nuk i përmbahet marrëveshjes

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 00:25
Artane Rizvanolli

Pasi udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë në veri ka pësuar ngecje në realizim, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli thotë se nëse nuk arrihet përparim, Qeveria nuk do të vazhdojë ta paguajë rrymën në atë pjesë.

Rizvanolli theksoi se Qeveria shpreson se do të ketë një qasje racionale nga ana e Elektroseverit dhe KEDS-it.

“Çfarë është e qartë, është që nuk arrihet marëveshja ne nuk do të vazhdojmë ta paguajmë energjinë elektrike të konsumuar nga banorët e veriut të Kosovës”, tha ajo.

Ministrja Rizvanolli bëri të ditur se nëse nuk arrihet marrëveshja, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) do thërras një mbledhje për të vendosur për revokim apo suspendim të licencës.

Ajo bëri të ditur se këto takime pritet të ndodhin gjatë javës.

Ngecja në realizim ka ndodhur si pasojë e mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e kompanisë serbe Elektroserver, që rrjedh nga marrëveshja e arritur më 21 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat