Pajaziti: E rëndësishme që Kosova llogaritet si partner në Samitin e Pragës

Aktuale

Pajaziti: E rëndësishme që Kosova llogaritet si partner në Samitin e Pragës

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 00:45
Zenun Pajaziti

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti ka folur për pjesëmarrjen e presidentes, Vjosa Osmani në Samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian.

Pajaziti thotë se është e rëndësishme që Kosova llogaritet si partner në Samitin në Pragë.

“Mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme për vet faktin që presidentja merr pjesë atje, ka mundësi takimesh, është e përfshirë Republika e Kosovës atje, llogaritemi si partner, kjo është mirë. Është krejtësisht e parëndësishme së çfarë ne mund t’i japim kontribut, por me rëndësishmja është që BE-ja dhe SHBA na trajton në kohën kur ne kemi nevojë që të jemi sa më shpejt të përfshirë edhe në nismat tjera”, ka deklaruar ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po përfaqëson Kosovën në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian.

Përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderët e 17 vendeve jo-anëtare, janë takuar sot në Pragë të Çekisë, me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në kuadër të takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian, që është propozim i presidentit francez, Emmanuel Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat