Pas debateve të ashpra përfundon seanca në Kuvend - miratohen tri projektligje

Aktuale

Pas debateve të ashpra përfundon seanca në Kuvend - miratohen tri projektligje

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 06:28 Përditësuar në ora: 14:39 më 07.10.2022
Kuvendi i Kosovës

​Deputeti i LDK-së-Muratit: Para se t’i bashkohesh ish ministrit Latifi, procedoj pagat për mësimdhënësit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka kërkuar ministrit të Financave, Hekuran Murati t’i procedojë pagat për mësimdhënësit, para siç ka thënë ai, t’i bashkohet ish ministrit të Shëndetësisë, si i dorëhequr.

Në interpelancën ndaj tij të premten në Kuvend, Mustafa tha vonesat e pagave nuk ia kanë borxh mësimdhënësit dhe fëmijët e tyre.

Mustafa: Para se t’i bashkohesh ish ministrit Latifi, procedoj pagat për mësimdhënësit

“Imagjino një ministër që mendon se krejt po punojnë të rrëzojnë atë nga pushteti.

Jo ministër, mos u mërzit për këtë punë, mund të qash sa herë të duash koleg i nderuar deputet, por ministër vetëm vazhdo me këtë qasje që ke deri tani.

Por të lutem ministër para se t’i bashkëngjitesh në rrugën pa kthim politik tashmë ish kolegut tënd, ish ministër i shëndetësisë, procedoj pagesat për mësimdhënësit, pasi as ata dhe as fëmijët e tyre nuk ta kanë borxh këtë gjë”, tha ai.

Arsimtarët si policët? LVV kërkon ndryshimin e Ligjit për greva

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se shërbimeve të rëndësisë jetike në Ligjin e grevave duhet t’iu shtohet edhe procesi mësimdhënies dhe mësimnxënies në sektorit publik.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ajo ka thënë se një gjë e tillë është e domosdoshme për t’u mos u ballafaquar me situata të tilla të mosmbajtjes së mësimit në shkolla.

Kusari-Lila: Të nisim plotësim-ndryshimin e Ligjit për grevat, shërbimeve me rëndësi jetike t’i shtohet edhe mësimdhënia

Sot ne këtu si Kuvend i Republikës së Kosovës duhet të trajtojmë ashtu siç na takon se cilat janë problemet, gjegjësisht kundërthëniet në dispozitat ligjore aktuale apo mangësitë, qofshin ato edhe në ligjin e grevave.

Ligji i grevave, neni 17 përcakton të gjitha fushat në të cilat shërbimet e rëndësisë jetike nuk bën të ndalen, pse ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk e nisim menjëherë, që nga kjo seancë sot, plotësim ndryshimi i Ligjit të grevave në të cilin shërbimet e rëndësisë jetike i shtohet edhe procesi mësimdhënës dhe mësimnxënies në sektorin publik, e domosdoshme për tu mos u ballafaquar në një situatë të njëjtë sikurse jemi sot e sikurse kemi qenë tri-katër vite radhazi me fillimin e vitit shkollor apo gjysmëvjetorit, varësisht prej kërkesave apo elaborimit të kërkesave”, ka thënë ajo.

Në këtë seancë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paraqitur rezolutë që të ekzekutohen pagat e mësimdhënësve për muajin shtator. 

Gola i VV-së: Kjo është mënyra më e mirë se si të arrihet kompromisi për pagat

Deputeti Ardian Gola ka thënë se zgjidhja e propozuar nga Ministria e Arsimit për procedimin e pagave të muajit shtator për mësimdhënësit, “është më e mira” për të arritur kompromis për krizën.

Gola, në një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se pikërisht në propozimin e ministres Nagavci për procedimin e pagave të muajit shtator në formë të avansit, ai ka parë “ndjeshmërinë e së majtës”.

“Ndjeshmërinë e të majtës unë e kam pa mënyrën se si të dilet nga situata, e ajo është: Unë po ta japë pagën në avans, por në të njëjtën kohë dua zotim për atë avans që po e japë. Kjo mendoj se është mënyra më e mirë për të arritur një kompromis”, tha Gola.

“Nuk e shoh të pamundshme që ministrja Nagavci së bashku me SBASHK-un të gjejnë një modul për kompensimin e orëve”, tha ai.

Ai ka thënë se zëvendësimi i orëve duhet të bëhet përmes një planifikimi të mirëpërgatitur nga Ministria dhe SBASHK-u.

“Zëvendësimi i orëve të bëhet në mënyrë të planifikuar dhe paraprakisht përmes një avansi, siç e ka treguar gatishmërinë e vet qeveria për të tejkaluar një situatë e cila është e rëndë”, tha ai.

“Unë e kuptoj çmimin tepër të madh që Lëvizja Vetëvendosje si qeveri e majtë është duke e paguar si rezultat i konsistencës qeverisëse dhe mungesës së përllogaritjes elektorale për të administru një grevë të cilën po e shohim, ama përpjekja për t’i dhënë fund një praktike abuzive që me një lehtësi të padurueshme mban peng fëmijët, nuk punon dhe kërkon kompensim për punë, mendoj se do duhej me i dhënë fund”, ka thënë Gola.

Lushtaku “ia vendos” një infuzion Kurtit

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, në Kuvendin e Kosovës përgjatë seancës që po mbahet sot ka improvizuar një situatë duke ia vendosur kryeministrit Kurti në afërsi të ulëses së tij një infuzion.

Këtë e ka bërë Lushtaku teksa ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen e rëndë në shëndetësi, mungesën e barnave esenciale dhe dorëheqjen e Rifat Latifit nga pozita e ministrit.

Lushtaku ka thënë se Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr.

“Edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës!”, ka shkruar Lushtaku.

​Murati: Nuk mund të paguhet dikush pa punuar

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, vendimi i qeverisë që lidhet me pagat për grevistët është në përputhje me dispozitat ligjore.

Në seancën e Kuvendit ai ka thënë se neni 18 paragrafi 1 e qartëson, nuk mund të paguhet dikush pa punuar.

Murati: Nuk mund të paguhet dikush pa punuar

Në rastin e ngritur këtu për interpelancë bëhet fjalë për pagesën e punëtorëve apo stafit që janë apo kanë qenë në grevë, ligji për grevat, neni 18 paragrafi 1 e thekson qartë se përgjatë kohës sa personat ose punëmarrësit janë në grevë marrëdhënia e punës pra obligimet nga kontrata e punës që ka të bëjë detyrimi për të punuar por edhe obligimi për të paguar pra pezullohen, me fjalë të tjera nuk mund të paguhet dikush pa punuar, pra kjo është çështja dhe mbi këtë bazë normalisht që ne duhet të kërkojmë dhe sigurohemi që organizatat buxhetore e respektojnë ligjin, këtë e kemi bërë dhe këtë do ta bëjmë çdo herë sa herë që shohim apo vihemi në dijeni që ka bazë për dyshime se nuk përfillen ligjet dhe ka tendencë që paraja publike të shpenzohet pa qenë në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi”, ka thënë Murati.

Në këtë seancë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paraqitur rezolutë që të ekzekutohen pagat e mësimdhënësve për muajin shtator.

Deputeti i PDK-së i dërgon infuzion Kurtit

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i ka dërguar një infuzion kryeministrit Albin Kurti.

Lushtaku ia ka vendosur Kurtit infuzionin në vendin ku ai ulëte në Kuvend.

Gjetjet e Auditorit në ShSKUK, Haxhiu përplaset me Kurtin

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar sqarime për gjetjet e auditorit për shkeljet në ShSKUK.

Haxhiu kërkoi të dijë nga kryeministri Albin Kurti, se cilat do të jenë hapat që do t’i ndërmarrë si kryeministër.

“Sipas raportit ë auditorit janë evidentuar shkelje në ShSKUK për vitin 2021, ku evidentohen shkelje të shumta. Furnizimi i barnave për pacientët me Covid-19, marrëveshja me UNOPS kanë qenë shumë të larta. Pas këtyre evidentimeve, a do të vendosët dikush para përgjegjësitë për këto dhe cilat do të jenë hapat tuaj”.

“Bordi i ShKSKUK-së është emëruar nga ju. Pra keni emëruar një anesteziolog në dy borde dhe një kardiolog si zëvendësministër”, tha Haxhiu.

Por kryeministri Albin Kurti, tha se gjetjet e auditorit duhet të implementohen dhe se të njëjtat nuk diskutohen.

“Organet drejtuese e kanë që t’i përmirësojnë dhe të dërgojnë në Prokurori nëse ka shkelje të natyrës penale”, tha Kurti.

Selmanaj i drejtohet Kurtit: A jeni Qeveri e Kosovës a OJQ?

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka akuzuar Qeverinë Kurti duke thënë se zyra për çështjen e kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është jofunksionale.

Ai e ka shfaqur një dokument të lëshuar nga kjo zyrë, e cila sipas tij, nuk ka të shënuar ndonjë emër të zyrtarit, nuk ka vulë dhe numër të protokollit.

Andaj Selmanaj i është drejtuar Kurtit me pyetjen “A jeni Qeveri e Kosovës apo jeni Organizatë Jo-Qeveritare”.

Kurti i është përgjigjur kësaj pyetje duke thënë se zyra për çështjen e kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është funksionale dhe se i është përgjigjur veteranit Nevruz Berisha.

“Është funksionale dhe i kryen të gjitha shërbimet për kategoritë e dala nga lufte sipas ligjeve në fuqi”.

“Nuk është mirë të krijohet përshtypje që OJQ-të shkruajnë pa emër dhe pa vulë”.

​Rizvanolli: Kosto e importit të energjisë këtë dimër pritet të jetë rreth 350 milionë euro

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se kosto e importit të energjisë elektrike këtë dimër pritet të jetë rreth 350 milion euro.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ajo ka thënë se në periudhën tetor 2022 deri në mars 2023 parashihet të importohen rreth 722 megavat në orë energji elektrike.

Rizvanolli: Kosto e importit të energjisë tetor 2022-mars 2023 pritet të jetë rreth 350 milion euro

“Sa i përket parashikimit të sasisë së importit vlerësohet që në periudhën tetor 2022 deri në mars 2023 në skenarin e furnizimit me 2A dhe 2B dhe kohë pas kohe edhe 3A do të jetë rreth 722 megavat në orë, ndërsa sa i përket vlerës nëse supozojmë që çmimi i importit do të jetë 500 megavat në orë atëherë kosto e importit për periudhën tetor 2022 deri në mars 2023 do të ishte rreth 350 milion euro."

Ministrja e Ekonomisë ka thënë se prodhimi i energjisë elektrike nga KEK-u dhe burimet e ripërtërishme pritet të jetë 3.2 milion megavat.

Rivzanolli: Prodhimi i energjisë elektrike nga KEK-u dhe burimet e ripërtërishme pritet të jetë 3.2 milion megavat

“Prodhimi i energjisë elektrike nga KEK-u dhe burimet e ripërtërishme të energjisë për periudhën tetor 2022 deri në mars 2023 pritet të jetë rreth 3.2 milion megavat orë, gjatë muajit tetor në operim do të jenë dy blloqe të termocentralit Kosova B dhe një i termocentralit Kosova A ndërsa nga nëntori pritet të jenë në operim dy blloqe të A-së dhe dy blloqe të B-së. Me futjen në operim të njësisë A5 do të ketë më shumë energji në dispozicion mirëpo për shkak të vjetërisë së këtyre njësive të dy termocentraleve sigurisht që siguria dhe besueshmëria e këtyre njësive nuk është në nivelin që do të donim”, ka thënë Rizvanolli.

​Mungesa e investimeve kapitale dhe bilanci bankar, përplasen Murati dhe Hoti në Kuvend

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ngecjet në investime kapitale gjatë këtij viti janë për shkak të inflacionit.

Në Kuvendin e Kosovës, pas pyetjes së deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, ministri Murati, tha se problemi i investimeve kapitale është edhe në nivelin lokal.

Ai tha se kompanitë e kontraktuara nuk po kryejnë obligimet me çmimet e vjetra. Ndërkohë, theksoi se në kohën e krizës aktuale nuk mund të mbajnë rezervat shtetërore në zero, siç ka ndodhur të kaluarën.

Murati: Investimet kapitale kanë ngecur për shkak të inflacionit

“Çështja e investimeve kapitale ka ngecje për disa faktorë. Kryesorja është inflacioni, këtë problem e kanë edhe komunat, nuk është vetëm qeveria qendrore. Kemi rastin ku ju qeverisni, ku janë shumë më keq në zbatim, problemi është inflacioni. Për shkak të rritjes së çmimeve operatorët ekonomik refuzojnë të kryejnë punët me çmimet që i kanë në kontratat e vjetra. Prandaj kemi sjell edhe ligjin për punë publike që mundëson kompensimin shtesë për inflacion në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i punëve me kontratat ekzistuese. Sa i përket nivelit edhe për bilancit bankar dhe investimit kapitale do të pranoi raportin nëntëmujor që tregon sa ka qenë niveli në muajin shtator. Mirëpo edhe diçka tek bilanci bankar 160 milionë euro janë obligime të tjera, siç është fjala 100 milionë euro janë për të hyrat vetanake të komunave të bartura, gjysma e tyre është nga Komuna e Prishtinës. Tjetra, e di se të kaluarën ka qenë praktik se shteti të mbahet, ku rezervat janë qitur në zero. Çdo herë shteti është menaxhuar me pasiguri pa e ditur se çka pret e nesërmja. Por një qeveri e përgjegjshme në këto kohë krizash duhet të ketë së paku disa muaj në bilanc bankar”, tha ai.

Mirëpo i kënaqur me përgjigjen nuk u shpreh deputeti Hoti.

Hoti: Fjalori i tillë me mua nuk shkon, pse po i mbani 800 milionë të bllokuara

“Fjalori i tillë me mua nuk shkon. Me mua nuk mundesh me diskutu kështu. Nuk mundesh me arsyetuar para qytetarëve me i mbajtur 800 milionë në bilancin bankar të Qeverisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat