Djegia e veturës së drejtorit të auditorit të QKUK-së, reagon MSh

Aktuale

Djegia e veturës së drejtorit të auditorit të QKUK-së, reagon MSh

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar me shqetësim njoftimin se në ambientet e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar iu është djegur vetura e drejtorit të njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK.

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që pa vonesë të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje dhe që edhe autorët edhe porositësit e këtij akti makabër t'i nxjerrin para drejtësisë. 

“Në të njëjtën kohë shprehim mbështetjen për çdo zyrtar që i shërben institucioneve tona publike dhe i inkurajojmë të mos zmbrapsen e të vazhdojnë punën e tyre. Paraja publike do të përdoret në të mirë e në shërbim të qytetarit, keqbërjet do të evidentohen e do të procedohen tek organet gjegjëse.

Aktet qyqare si ky e një tjetër ditë më parë, nuk na zmbrapsin e as nuk ka frikësojnë. Përkundrazi, na forcojnë e na bëjnë më të vendosur drejt punëve tona për te kthyer shëndetësinë publike në rrugë të mbarë”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat