Gashi (SBASHK): Nuk do t’i kompensojmë orët e humbura

Aktuale

Gashi (SBASHK): Nuk do t’i kompensojmë orët e humbura

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 18:08
Skënder Gashi

Skënder Gashi, anëtar i këshillit drejtues të SBASHK-ut, ka thënë orët e humbura gjatë muajit shtator për shkak të grevës nuk do të zëvendësohen.

Gashi thotë se vendimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, sipas tij, ka qenë i njëanshëm.

“Ministria e Arsimit Arbërie Nagavci ka nxjerrë një vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës, por ne do ta respektojmë kontratën kolektive, gjegjësisht nenin 34, të kontratës koletive të pikës 8, ku thuhet se orët mësimore gjatë grevës nuk zëvendësohen përveç nëse palët nënshkruese të kësaj kontrate arrijnë një marrëveshje të veçantë.

Vendimi i zonjës Nagavci ka qenë vendim i njëanshëm, andaj ne orët nuk do t’i zëvendësojmë. Ne do ta respektojmë kontratën kolektive”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat