​I hapet rrugë shpalljes së konkursit për hartimin e master planit për kompleksin në Prekaz

Aktuale

​I hapet rrugë shpalljes së konkursit për hartimin e master planit për kompleksin në Prekaz

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Komiteti Ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, sot mbajti mbledhjen e gjashtë me radhë.

Anëtarët e komitetit në këtë mbledhje miratuan hulumtimin shumë-sektorial për konceptin, vizionin dhe bazat e Master Plani, që ishte prezantuar në mbledhjen pararendëse.

Studimi i miratuar sot iu ishte dorëzuar secilit anëtarë për shqyrtim dhe komente eventuale. Në këtë studim përcaktohen vizioni, objektivat e përgjithshme dhe qëllimet e veçanta, duke përfshirë rezultatet e pritura, kriteret e vlerësimit, vlerat e trashëgimisë kulturore, dhe udhëzimet për hartim të master planit sipas atributeve të zonave të caktuara. 

Me vendimin e sotëm, është përmbyllur hapi i parë i një procesi të rëndësishëm për mandatin e këtij komiteti dhe në të njëjtën kohë i është hapur rruga shpalljes së konkursit për hartimin e master planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat