Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësimin në KE

Aktuale

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësimin në KE

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 20:41
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Gjatë vizitës në Pragë, në kuadër të samitit inaugurues të Komunitetit Politik Evropian, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale ne kontinentin evropian.

Të dy bashkëbiseduesit i kanë vlerësuar lartë raportet ndërshtetërore dhe janë angazhuar për thellimin e mëtejmë të tyre.

Presidentja Osmani, teksa ka folur për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, ka rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të vendit për të vazhduar punën në reforma të rëndësishme në të gjitha fushat.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka ritheksuar rëndësinë e përfundimit sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja Osmani ka falënderuar kryeministrin De Cross për mbështetjen belge për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.

Në kontekst të integrimit evropian, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që ta avancojë këtë proces, duke aplikuar për anëtarësim në BE si hap i radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat