Vjosa Osmani takohet me presidentin e Zvicrës

Aktuale

Vjosa Osmani takohet me presidentin e Zvicrës

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 22:19
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, në margjinat e samitit të Komuniteti Politik Evropian.

“E informova për rëndësinë thelbësore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Facebook.

E para e shtetit po ashtu tha se biseduan për rolin e mërgatës në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

Postimi i plotë:

Në vazhdë të takimeve me liderë nga mbarë Evropa, bisedova edhe me Presidentin e Zvicrës Ignazio Cassis dhe e informova për rëndësinë thelbësore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë, marrëdhëniet miqësore me Zvicrën, si dhe rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy shteteve tona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat