Flet sërish Lushtaku: Infuzioni s’i bëri dobi Qeverisë, ka nevojë për shok-dhomë sepse është në komë

Aktuale

Flet sërish Lushtaku: Infuzioni s’i bëri dobi Qeverisë, ka nevojë për shok-dhomë sepse është në komë

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 23:54
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka treguar se çfarë bisedoi sot, me kryeministrin Albin Kurtin, në momentin kur i dorëzoi një infuzion në Kuvendin e Kosovës.

“‘Ai më pyeti çfarë ishte duke bërë me këtë aksion?’, i thash kryeministër duhet të piqeni, me përgjegjësit që keni marrë, sepse në fund të ditës ju e keni marrë këtë përgjegjësi, dhe duhet të silleni më i përgjegjshëm për pozitën që keni. Ai tha se ‘s’do të piqem kurrë’, atëherë edhe un i thash, që do më kesh këtu për aksione dhe aktivitete”, ka thënë Lushtaku.

Lushtaku thotë se ky infuzion s’i ka bërë dobi qeverisë, pasi sipas tij, ka nevojë për ‘shok-dhomë, sepse është në komë’.

“Ky infuzion nuk i ka bërë dobi, ka nevojë për shok-dhomë, sepse me të vërtet po shihet se është në kom të vërtetë kjo qeveri. Qytetarët do të kishin gjetur alternativa më të mira për mbijetesë më të mirë, sesa me këtë qeveri, me këtë përbërje. Ky infuzion nuk i ka ndihmuar fare, dhe un shpresoj se do të gjejmë alternativa për të dalë nga kjo situatë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat