Naim Miftari publikon hartën e ndarjes së Kosovës: Është projektuar në vitin 98-99 nga punëdhënësi i Thaçit, Veselit dhe Haxhiut

Aktuale

Naim Miftari publikon hartën e ndarjes së Kosovës: Është projektuar në vitin 98-99 nga punëdhënësi i Thaçit, Veselit dhe Haxhiut

Nga: N. Sh. Më: 8 tetor 2022 Në ora: 09:05
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka publikuar një hartë e cila paraqet Kosovën e copëtuar.

Sipas tij, kjo ndarje e Kosovës, në hartën e publikuar është projektuar në vitin 1998-99.

Miftari shkruan se harta është projktuar nga punëdhënësit i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Baton Haxhiut etj. pra nga DGSE-ja franceze dhe diplomacia, akademia dhe UDB-ja serbe.

Postimi i plotë:

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Çeku dhe I. I. (Shpati) dhe dy hedhësit e antitankëve zollave ish ushtarë të UÇK-së... do të duhen të ndjejnë përgjegjësinë institucionale, së paku morale për masakrën e 2 shkurtit vitit 2000 që e kryen forcat paramilitare, serbët të ndihmuar direkt nga  KFOR-i fFrancez dhe me ndihmën e udhëheqësisë së SHIK-ut, masakër që ndodhi në Mitrovicën veriore ku u vranë dhjetëra, u plagosën qindra dhe u ndjekën dhjetëra mijëra civilë, banor shqiptarë nga veriu i Mitrovicës!

Ndarja e veriut të Kosoves ishte projektuar nga pundhënësi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Baton Haxhiut.... nga shërbimi sekret francez DGSE me 1998/99 në Paris dhe diplomacia, akademia dhe UDB-ja serbe, akoma pa përfunduar lufta dhe intervenimi i NATO-s, nuk ishte i rastësishëm vendosja e ushtrisë frsnceze pro serbe në veriun e Kosovës!

Image
Harta e publikuar nga Naim Miftari

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat