Nuk u vërejt gjatë seancës së djeshme kjo sjellje e Abelard Tahirit, Kurti e tregon hapur dhe kritikon ashpër atë!

Aktuale

Nuk u vërejt gjatë seancës së djeshme kjo sjellje e Abelard Tahirit, Kurti e tregon hapur dhe kritikon ashpër atë!

Nga: A.M Më: 8 tetor 2022 Në ora: 17:21
Abelard Tahiri

Dje u miratua projektligji për themelimin e "Institutit të Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë".

Gjatë seancës së mbajtur në Kuvend, kishte përplasje të vazhdueshme mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Abelard Tahiri ishte ai që ndërhynte në fjalimet e deputetëve, ministrave të qeverisë dhe madje kryeministrit Kurti.

Mirëpo, deputetja nga LVV, Tinka Kurti në një Facebook tregoi se si Tahiri në një moment ndërhyu dhe qeshi gjatë kohës kur fliste deputetja Bogujevci.

“Çka mundet me të shti me qeshë para njeriut me 16 plumba në trup? Mizore dhe perverse”, shkroi dje Kurti në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Flet Saranda Bogujevci pikërisht për krimet e Serbisë, i ndërhyn dhe qesh Abelard Tahiri.

Çka mundet me të shti me qeshë para njeriut me 16 plumba në trup? Mizore dhe perverse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat