Paçarizi: Mos i hidhni benzinë zjarrit, SBASHK-u dhe Qeveria nuk e humbën lojën

Aktuale

Paçarizi: Mos i hidhni benzinë zjarrit, SBASHK-u dhe Qeveria nuk e humbën lojën

Nga: A.Zh Më: 9 tetor 2022 Në ora: 08:55
Rrahman Paçarizi

Profesori universitar dhe analisti politik Rrahman Paçarizi, ka komentuar situatën pasi Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit, që mbajtën grevë nga 1 shtatori.

Ai ka kërkuar që të mos “hidhet benzinë në zjarr” për këtë temë, pasi sipas tij, tani Kosovës i duhet përqendrim përballë Serbisë, e jo në krizat e brendshme, përcjell Bota sot.

SBASHK-u nuk e ka humbë lojën kur e ka ndërpre grevën, por i ka dhënë shans dialogut. Qeveria nuk e ka humbë lojën kur ka vendosë me i qitë rrogat, pasi mësimi i humbur do të kompensohet.

Zërat e tjerë vetëm hedhin benzinë në zjarr, tash kur vendit i duhet stabilitet dhe përqendrim.

Stabiliteti, përqendrimi e bashkëpunimi nevojiten përballë Serbisë. Le të mos çlirohemi shumë. Krizat e brendshme, tash për tash janë luks i madh”, ka shkruar profesori në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat