Nga Kosova i kërkojnë Shqipërisë, që menjëherë t’ju ofrojë dy nënshtetësinë shqiptarëve kudo në rruzullin tokësor

Aktuale

Nga Kosova i kërkojnë Shqipërisë, që menjëherë t’ju ofrojë dy nënshtetësinë shqiptarëve kudo në rruzullin tokësor

Nga: A.Zh Më: 9 tetor 2022 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka kërkuar nga Shqipëria, që menjëherë t’ju ofrojë dy nënshtetësinë shqiptarëve të Kosovës dhe më gjerë.

Ai ka kërkuar reflektim nga presidenti i ri shqiptar Bajram Begaj, lidhur me këtë  çështje, përcjell Bota sot.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se kërkesën e njëjtë ia kishte bërë edhe ish-presidentit Ilir Meta, por ai nuk i ishte përgjigjur.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Serbët e Kosovës shteti i tyre amë i pajis me pasaporta serbe edhe nëse e mbajnë pasaportën e Kosovës, kështu që ju lejohet dy nënshtetësia.

Republikanët e Kosovës kërkojnë nga Shqipëria (Shteti Amë) që menjëherë t'ju afrojë Dy Nënshtetësinë të gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë siç e parasheh edhe Kushtetuta Shqiptare.

Presim nga presidenti shqiptar të reflektojë.

Që në vitin 2018 në emër të Partisë Republikane të Kosovës pata bërë kërkesën tek ish presidenti i Shqipërisë z. Meta që çdo Shqiptari kudo në rruzullin tokësor t'ju jepet mundësia për të marrë nënshtetësinë shqiptare - ish presidenti Meta kurrë nuk ju përgjigj kërkesës sonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat