Zafir Berisha “eskalon” me fjalorin ndaj Albin Kurtit

Aktuale

Zafir Berisha “eskalon” me fjalorin ndaj Albin Kurtit

Nga: A.Zh Më: 9 tetor 2022 Në ora: 10:44
Zafir Berisha dhe Albin Kurti

Ish-deputeti i Nismës Socialsemokrate Zafir Berisha, ka vazhduar me kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti.

Teksa ka komentuar lajmin se mbi 160 mjekë dhe mbi 600 infermierë janë larguar nga Kosova Brenda një viti, Berisha i është drejtuar Kurtit me fjalë banale.

“Mbi 160 mjekë dhe mbi 600 infermierë, sipas një raportimi, qenkan larguar nga Kosova brenda një viti!

Vërtet “erlli dita”...

Për këtë ndryshim na keni thi... për një kohë të gjatë.

Nginu Alpin se keni kërkuar, pritni edhe pak kohë se në fyt ka me ju mbetën”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat