​Limaj: Kosova po heziton ta ndihmojë Shqipërinë për rezolutën kundër raportit të Martyt në KE

Aktuale

​Limaj: Kosova po heziton ta ndihmojë Shqipërinë për rezolutën kundër raportit të Martyt në KE

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Ramush Haradinaj është i vetmi që po ia bën opozitën Albin Kurtit.

Sipas tij, Kurti e ka më lehtë debatin e Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun se sa me Ramush Haradinajn.

Duke komentuar deklaratat e Kurtit se më mirë është të takohet me avokatët e të drejtuesve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, Limaj ka thënë se këto janë pallavra. Sipas tij, krerët e shtetit tonë, njëri hesht e tjetri mundohet ta relativizojnë iniciativën e Edi Ramës në Këshillin e Evropës lidhur me Gjykatën Speciale.

Ai shtoi se të dy vendet do të duhet të nisin lobimin por ka indicie se institucionet tona po hezitojnë ta ndihmojnë Shqipërisë për rezolutën në Këshill të Evropës.

Mw 12 gusht tw kwtij viti, Shqipëria ka dorëzuar në Këshillin e Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për pretendimet e pabaza për tregtinë e jashtëligjshme të organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Rezoluta u miratua në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik. Rezoluta përmban pohimin se pretendimet nga raporti i Dick Martyt, edhe pas 10 vitesh hetim, nuk janë vërtetuar dhe nuk janë të bazuara në fakte, si dhe thirrje për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të përgatitur një raport të ri në të cilin ata do të shqyrtojnë akuzat për tregti të paligjshme të organeve njerëzore.

“Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës shpreh komplimentet për përfaqësitë e përhershme të vendeve anëtare dhe vëzhguesit në Këshillin e Evropës dhe ka nderin të informojë se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi më 21 korrik, 2022, Rezolutën për pretendimet e pabaza për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, thuhet në shënim.

Në këtë notë verbale më tej thuhet se rezoluta që i bashkëngjitet notës është përgjigje ndaj Rezolutës 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, “Hetimi i akuzave për trajtim çnjerëzor të njerëzve dhe tregti ilegale me organe njerëzore në Kosovë”, i cili bazohet në raportin (Dokumenti 12462, datë 7 janar 2011) nga Dick Marty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat