Sindikata e QKUK-së dënon sulmin ndaj infermierit në Klinikën e Onkologjisë

Aktuale

Sindikata e QKUK-së dënon sulmin ndaj infermierit në Klinikën e Onkologjisë

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së dënon ashpër sulmin fizik ndaj infermierit në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, në shërbim të pacientëve.

“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit infermieror”, thuhet në reagimin e SHSPSH-së së QKUK-së

Kryesia e kësaj sindikate fton udhëheqësit e QKUK-së të rrisin kapacietet dhe masat e sigurisë fizike për punëtorët shëndetësor në vendet e tyre të punës,

ndërsa organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryesit e kësaj veprave frikacake dhe të turpshme të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëritën më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat