Deputeti i VV-së kritikon partinë e tij: Po nxit frymë përçarëse në skenën politike në vend

Aktuale

Deputeti i VV-së kritikon partinë e tij: Po nxit frymë përçarëse në skenën politike në vend

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 10:57
Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni, ka kritikuar këtë partitë për nxitje të frymës përçarëse në skenën politike në vend.

Duke folur për videot që Vetëvendosje ka publikuar e përmes së cilave akuzon opozitarët për korrupsion e kapje të shtetit, Hyseni tha se për frymë përçarëse mund t’u bëhet vërejtje opozitës, por edhe partisë në pushtet.

“Për fat të keq mund t’i bëhen vërejtje të dyja palëve. Ndonjëherë edhe ua kam thënë ndonjë fajlë edhe bashkëpveprimtarëve”, deklaroi Hyseni.

Më tej, Hyseni ka një prirje të çuditshme në skenën politike kosovare për të penguar, a për të pamundësuar një frymë së paku të një funksionimi me dallime dhe me vizione të ndryshme.

“Po jo me atë gjuhë jo me atë qasje rrënuese që mbyllë derën e çfarëdo afrimi e bashkimi. Sinqerisht mua më bëhet e pamundur të marr pjesë në diskutimet për shkak të mënyrës si zhvillohen ato”, tha ai deputeti i Vetëvendosjes.

Si shembull për këtë frymë përçarëse, Hyseni mori shembull seancat e Kuvendit, ku tha se nuk mund ta kupton logjikën që të ftohen ministra dhe kryeministri për çdo mbledhje dhe të fajësohen pse nuk vijnë dhe në rastet kur ata janë prezentë sulmohen e fyhen nga opozitarët. E kjo sipas Hysenit po kthehet me të njëjtën gjuhë nga deputetët e partisë në pushtet.

“Dhe ndodhë pastaj që edhe nga ana tjetër të ketë qasje të tilla dhe vërtetë bëhet kjo në një kohë kur nuk do të duhej. A ndodhin këto në Ukrainë dhe në shumë vende të tjera. Por ne nuk jemi si në Ukrainë, po nuk jemi edhe larg situatës së tillë. Prandaj si thonë të keqes duhet prerë rruga para se të ndodhë dhe i prehet me bashkim”, u shpreh Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat