Vrasja makabre e Marigona Osmanit, ja kur dalin para gjykatës Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu

Aktuale

Vrasja makabre e Marigona Osmanit, ja kur dalin para gjykatës Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 11:12
Marigona Osmani, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu

Është caktuar për datën 26 tetor seanca gjyqësore e radhës për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares nga Ferizaj Marigona Osmani. Kjo është seanca e dytë që nga ngritja e aktakuzës për vrasjen e vajzës nga Ferizaj, të akuzuar janë ish i dashuri i saj Dardan Krivaqa dhe shoku i tij Arbër Sejdiu.

Informacionin për mbajtjen e seancës e ka konfirmuar avokati i familjes së Marigonës, Gazmend Rexhepi.

“Seanca është caktu me datën 26 tetor nga ora 10:00”, tha Rexhepi.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu dolën para gjykatës në korrik të këtij viti, Krivaqa u pa i veshur me jelek antiplumb.

“S’po thom që jam i pafajshëm, po s’di”, kishte deklaruar Krivaqa para gjykatës, i akuzuar për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares.

Po atë ditë, para gjykatës aktivistet e “Kolektivit Feminist” kishin vendosur pankarta me pjesë nga aktakuza dhe mbishkrimin “ne nuk harrojmë”.

Raporti i autopsisë ka konstatuar se nga goditjet e shumta, 18-vjeçarja ka pësuar politraumë – lëndime të shumëfishta. Ku vdekja është shkaktuar menjëherë nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik.

Sipas prokurorisë, në ditën kritike Dardan Krivaqa hynë në dhomë me një shkop dhe së bashku me Arbër Sejdiun e godasin viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar 18-vjeçares dhimbje të mëdha fizike dhe psikike.

Media kishte publikuar aktakuzën për vrasjen e Marigona Osmanit, pjesën e raportit të autopsisë mund ta lexoni më poshtë.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e Marigonës. Ndërkohë, Krivaqës në aktakuzë i është shtuar edhe vepra penale “dhunimi” dhe Sejdiut ndihmë në kryerjen e dhunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat