Ambasadori britanik kërkon mbështetje për martesat mes gjinisë së njëjtë

Aktuale

Ambasadori britanik kërkon mbështetje për martesat mes gjinisë së njëjtë

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 11:22 Përditësuar në ora: 12:45 më 11.10.2022
Nicholas Abbott gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut

Ambasadori britanik kërkon mbështetje për martesat mes gjinisë së njëjtë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott tha se e mbështesin komunitetin LGBT dhe martesat mes gjinisë së njëjtë duke shtuar se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit. Ai ka folur me deputetët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut të cilëve u ka thënë se duhet të mendojnë për shoqërinë pavarësisht bindjeve të tyre personale. Në këtë kontekst ambasadori ka thënë se duhet kujtuar edhe synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, çka sipas tij, çështja e Kodit Civil do të sjell shumë pyetje.

Pasi priti 15 minuta deputetët që të vijnë në mbledhje të komisionit, ambasadori Abbott u tha se dëshiron të flasë për Kodin Civil dhe mënyrën se si përfaqësuesit e popullit e shohin zgjidhjen e kësaj çështje.

Abbott: Mbështesim komunitetin LGBT dhe të drejtën e tyre për martesë

“Pozicioni i Britanisë është i qartë, ne mbështesim komunitetin LGBT dhe i mbështesim edhe në aspekt të barazisë para ligjit, të gjithë të barabartë para ligjit, ne besojmë që të gjithë individët duhet të kenë mundësinë të krijojnë familjet e tyre dhe të hynë në martesë, dhe kjo është ajo çfarë ne mendojmë dhe ne do të jemi në Kosovë të kujdesemi rreth kësaj dhe është e drejta jonë ta bëjmë këtë. Në Britani të Madhe 50 vjet më parën e ishim në pozitën tuaj dhe kjo ka ndryshuar, bota ka ndryshuar dhe mënyra si jetojmë ka ndryshuar, këto janë çështje të cilat janë personale për të gjithë ne patjetër, sepse në një mënyrë kemi shumë ligje që kalojnë në parlament dhe nuk na presin si individ, por kjo është një çështje që na prek të gjithë neve, sepse kjo është si definohemi ne, si e definojmë seksualitetin tonë, identitetin dhe marrëdhëniet që ne i kemi dhe vlerat tona”, tha ai.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje e përsëriti qëndrimin e saj duke thënë se nuk është gatshme të përkrah komunitetin LGBT.

Balje: Vazhdoj të jem kundër Kodit Civil

“Duhet të kuptoni që ne jemi një vend i vogël, një shtet i vogël, të gjithë deputetët brenda dhe jashtë kemi traditën tonë, kulturën tonë dhe mendoj që ndoshta nuk jemi ende të gatshëm në këtë moment të bëjmë një gjë të tillë. Unë personalisht si kryetare isha kundër Kodit Civil, edhe tani e kam këtë mendim. Unë nuk jam ende e gatshme, jam duke folur në emrin tim personal jo në emër të komisionit, nuk jam ende e gatshëm për këtë liri për këto gjëra të cilat unë nuk i kuptoj apo nuk i mbështes plotësisht”, tha ajo.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murezi tha se pjesa ku nuk pajtohet me Kodin Civil është krijimi i familjes dhe adoptimi fëmijëve nga komuniteti LGBT.

Demi: Nuk pajtohem me krijimin e familjes dhe adoptimin e fëmijëve nga komuniteti LGBT

“Fillimisht është i nevojshëm një sqarim brenda kësaj çka nënkupton ‘bashkësia e regjistruar civile’, kur bëhet fjalë për familjen personalisht bazuar në bindjet e mija fetare dhe kombëtare jam shumë e rezervuar sepse nëse kjo quhet familje atëherë shkon edhe tek trashëgimia e njëjtë, shkon deri të adoptimi i fëmijëve e unë këtu i kam rezervat e mija, jo pse duhet të kemi urrejtje ndaj atyre personave, jo pse duhet të jemi linçues, ndjehem keq për çdo ofendim që marrin personat e komunitetit të tillë por kur shkojmë drejt krijimit të një familje të barasvlershme me familje të zakonshme dhe adoptimit të fëmijëve vetëm këtu stagnojnë, këtu vihen në pah rezervat e mija për këtë çështje dhe asgjë tjetër ndërsa kur bëhet fjalë vetëm për regjistrim dhe të drejta elementare nuk është diçka që e censurojmë”, tha ajo.

Por ambasadori britanik tha se deputetët nuk kanë pse ndryshojnë qëndrimet personale lidhur me këtë çështje, por duhet të veprojnë duke menduar për shoqërinë në përgjithësi.

Këtu ai përmendi edhe synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Abbott-deputetëve: Mos i ndryshoni bindjet tuaja personale por veproni duke menduar për shoqërinë

“Duhet të krijohet një harmoni dhe ju si deputetë duhet të mendoni si do të udhëhiqni këtë çështje, kjo nuk do të thotë që ju t’i ndryshoni opinionet tuaja personale por ju duhet të mendoni për shoqërinë në përgjithësi... Ju jeni pjesë e Evropës, ju jeni pjesë e vlerave evropiane dhe ju dëshironi të bëheni anëtar të Këshillit të Evropës, kjo do të sjellë shumë pyetje bashkë me këtë. Në këtë moment kemi një pozicionim shumë të qartë që Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës, ne do t’ju dërgojmë udhëzimet ambasadave tona në ato vende të cilat janë anëtare të Këshillit të Evropës që të flasin dhe të mbështesin Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit. Por kjo do të sjellë shumë pyetje bashkë me anëtarësimin tuaj. Tani është koha që ju t’i mendoni të gjitha këto”, tha ai.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi tha se deputetët duhet të mbrojnë vlerat e secilit, pavarësisht bindjeve të tyre.

Musliu-Shoshi: Duhet t’i mbrojmë të gjithë edhe nëse nuk i ndajmë të njëjtat vlera

“Unë isha shumë e zëshme kur isha duke folur për gratë e mbuluara në shkolla, unë besoj që duhet të kenë të drejta të njëjta si në Britani të Madhe, të shkojnë në shkollë, të ndjekin karrierën e tyre, askush nuk ka të drejtë t’i nxjerrë ato nga shkolla sepse e kanë mbulesën, në të njëjtën kohë besoj që edhe grupet e tjera kanë të drejtat e tyre kur flasim për të drejtat e njeriut, si vend demokratik të gjithë duhet të kenë të drejtë të ndjehen të lirë dhe të jetojnë në vend demokratik ashtu siç dëshirojnë ata. Nuk dëshirojmë që asnjë grup të ndjehet i margjinalizuar, i lënë anash pasi që ne si njerëz apo si anëtar të Parlamentit nuk i mbështesim të njëjtat vlera të cilat i ndan tjetri, ne jemi këtu t’i mbrojmë të gjithë”, ka thënë ajo.

Në takimin me ambasadorin e Britanisë së Madhe u diskutua edhe për çështje që lidhen më të drejtat e njeriut, viktimat dhunës, gupet e margjinalizuara dhe barazinë gjinore.

​Ambasadori Abbott u kërkon deputetëve zgjidhje për Kodin Civil

Ambasadori i Britanisë të Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë sot se është e qartë se Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës, porse shtoi se me këtë nevojitet një zgjidhje për çështjen e Kodit Civil.

Gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Abbott tha se është koha që deputetët të mendojnë për shoqërinë dhe të gjejnë një zgjidhje për zbatimin e Kodit Civil, pavarësisht bindjeve personale.

“Të drejtat e njeriut janë prioritet edhe për Britaninë e Madhe dhe janë pjesë e vlerave tona. E mirëpres prioritetin që ju i keni dhënë çështjes për dhunën në familje dhe siç kemi parë gjatë kohës së COVID-it, kemi pasur dhunë ndaj vajzave dhe grave por jo vetëm, ne për një kojë ishim duke iu ofruar ndihmë dhe mbështetje disa strehimoreve në Kosovë dhe kemi ndihmuar edhe në krijimin e një strehimoreje të re. Jam shumë i interesuar të dëgjoj me shumë për këtë se çfarë mendoni se ne mund te ofrojmë. Dua të flasim pak edhe për kodin civil dhe si mendoni që do të zgjidhet kjo gjatë muajve të ardhshëm”, tha ambasadori Abott.

Ndërsa kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se vazhdon të jetë kundër Kodit Civil duke shtuar se nuk është ende e gatshme të pranoj lirinë për komunitetin LGBTI.

“Brenda komisionit jemi të ndarë sa i përket Kodit Civil. Jemi komision për të drejtat e njeriut dhe jemi adresa e parë për të drejtat e njeriut. Jemi një shtet i vogël duhet të kuptoni dhe te gjithë deputetët, brenda dhe jashtë, kemi traditën tonë, kulturën tonë dhe mendoj qe ndoshta nuk jemi ende të gatshëm të bëjmë një gjë të tillë. Unë isha kundër Kodit Civil edhe tani e kam ketë qëndrim. Është ligji shumë i rëndësishëm, është përmbajtësor, unë nuk jam ende e gatshme, unë jam duke folur në emrin tim personal jo të komisionit, nuk jam ende e gatshme për këtë liri, për këto gjëra të cilat unë nuk i kuptoj apo nuk i mbështes”, ka thënë Balje.

Lidhur me këtë çështje foli edhe deputetja Labinotë Demi-Murtezi.

Ajo tha se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e Kodit Civil, porse kur vjen fjala të cenimi i asaj që quhet familje e drejtë, Murtezi tha se kanë rezerva.

“Është i nevojshëm një sqarim çka nënkupton bashkësia e regjistruar civile. Kur bëhet fjale për familjen jam shumë e rezervuar sepse kemi parë se nëse kjo quhet familje atëherë shkon drejt adaptimit të fëmijëve e këtu i kam rezervat e mija. Jo pse duhet të jemi linçues, ndjehem keq për cdo ofendim qe marrin personat e komunitetit të tillë. Kur bëhët fjale vetëm per regjistrim dhe te drejta elementare nuk është diçka që ne tentojmë ta censurojmë”, tha deputetja Labinotë Demi-Murtezi.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi tha se të gjithë duhet të jenë të lirë në zgjedhjen e tyre.

“Kodi Civil është dokumenti më i rëndësishëm. Pasi kërkojmë të bëhemi pjesë e botës demokratike ne duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për grupet e veçanta. Ciki është trajtimi që u ofrojmë këtyre grupeve. Isha shumë e zëshme për gratë me mbulesë që kanë të drejtë të jenë të lira të shkojnë në shkollë, ashtu mendoj që duhet të jenë edhe grupet e tjera. Nuk dëshirojmë që asnjë grup që ndjehet i margjinalizuar, të lihet anash”, tha ajo.

Ambasadori Abbott u tha deputetëve që qëndrimi i Britanisë në mbështetje të komunitetit LGBT është i qartë. Ai tha se deputetet duhet të mendojnë për shoqërinë në përgjithësi dhe jo të ndërrojnë bindjet e tyre personale.

"Pozicioni i Britanisë është i qarte, mbështesim komunitetin LGBT, të gjithë duhet të jemi të barabarte para ligjit. Të gjithë duhet të kenë mundësinë të krijojnë familjet e tyre dhe të hyjnë në martesë. Kjo është ajo çfarë ne mendojmë dhe ne do të jemi në Kosobë të kujdesemi rreth kësaj dhe është e drejta jonë ta bëjmë ketë. Kam parë ndryshime edhe në qasje ne ligjet sa i përket komunitetit LGBT në Britani gjatë jetës sime, ndryshimet që kanë ndodhur atje, 50 vite më prë ne ishim në pozitën që jeni ju sot, bota ka ndryshuar. Kemi shumë ligje të cilat kalojnë në parlament që nuk na prekin si individ por kjo është çështje që na prek te gjithëve, kjo është si definiohemi ne. Unë jam i martuar për 37 vite tani, një kohë të gjatë por këndvështrimi im personal është që është një harmoni që duhet të krijohet dhe ju si deputetë duhet të mendoni si do të udhëhiqni këtë çështje, nuk duhet t’i ndryshoni opinionet e juaja personale ju duhet të mendoni për shoqërinë në përgjithësi”, tha ambasadori Abbott.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat