Rikthim i Vjosa Osmanit në LDK? Berisha: S’ka lidhje me idetë e Rugovës, manipulante tipike

Aktuale

Rikthim i Vjosa Osmanit në LDK? Berisha: S’ka lidhje me idetë e Rugovës, manipulante tipike

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 13:06
Anton Berisha

Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha tha për Euronews Albania se një rikthim i Vjosa Osmanit në LDK do e dëmtonte shumë këtë parti.

Berisha u shpreh se Osmani nuk ka asnjë lidhje me LDK-në apo me idetë e Ibrahim Rrugovës.

“Unë mendoj që nëse në zgjedhjet e kaluara LDK ishte në minimumin e saj, nëse kthen zonjën Osmani mund t’i hapë varrin vetes. Atë nuk e lidh asgjë me idenë e Ibrahim Rugovës dhe Lidhjes Demokratike si një lëvizje tradicionale shqiptare dhe si lëvizje demokratike. Ajo është një oportuniste, manipulante tipike dhe vetëm ka dëmtuar LDK-në.

Nuk ka të bëjë asgjë më Lidhjen Demokratike”, u shpreh Anton Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat