Osmani me mesazh motivues për vajzat dhe personat me sindromin Down: Janë si ne, të barabartë

Aktuale

Osmani me mesazh motivues për vajzat dhe personat me sindromin Down: Janë si ne, të barabartë

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 13:54
Presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën ndërkombëtare të vajzave, ka thënë se vajzave duhet t’u krijohen mundësi për t’i shprehur aftësitë e tyre.

Duke treguar se tetori është muaji i ndërgjegjësimit për personat me sindromin Down, presidentja Osmani deklaroi se këta fëmijë kanë nevojë për përkrahje çdo ditë, e jo vetëm në një ditë të shënuar ndërkombëtarisht.

Fëmijëve vajza duhet t’ua krijojmë mundësinë që të mund ta realizojnë potencialin e plotë. Sa më të fuqishme vajzat e sotme, më të fuqishme janë gratë e së nesërmes”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja ka shtuar se personat me sindromin Down janë si ne, të ngjashëm, të ndryshëm, por të barabartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat