Haradinaj thirrje shqiptarëve të Luginës: Regjistrohuni, mos i leni shkret trojet tuaja

Aktuale

Haradinaj thirrje shqiptarëve të Luginës: Regjistrohuni, mos i leni shkret trojet tuaja

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 18:48
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë dhe kudo tjetër, që të regjistrohen ata dhe pronat e tyre.

“Të dashur bashkëkombës shqiptarë, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe në vendbanimet e tjera në Serbi apo edhe ju që i keni lëshuar vatrat dhe jetoni në vendet e tjera apo në Kosovë”.

Përmes një adresimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se çdo ditë po zbrazen shkollat, shtëpitë dhe vendbanimet e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

“Prej 1 deri më 31 tetor mbahet regjistrimi i njerëzve dhe i pronave në shtetin e Serbisë. Ju bëj thirrje të gjithëve regjistrohuni! A e dini pse? Çdo ditë e ma shumë po zbrazen shkollat, shtëpitë, vendbanimet. Trojet e juaja po mbesin shkret. Mos lejoni! Ju lutem kthehuni gjithë, regjistrohuni të gjithë! Regjistrohuni edhe për hatër të brezave që vinë”, ka apeluar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat