Manipulim me regjistrim të shqiptarëve në Serbi, Kosova thirrje OSBE-së

Aktuale

Manipulim me regjistrim të shqiptarëve në Serbi, Kosova thirrje OSBE-së

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Kosova alarmon se procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi, po bëhet në dëm të shqiptarëve.

Për këtë arsye, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kërkon që të ketë përfshirje urgjente të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ai deklaroi se OSBE-ja duhet të jetë e përfshirë dhe prezent në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi, në zonat ku jetojnë shqiptarët.

Një deklarim të tillë e ai ka bërë në llogarinë e tij në Twtter, duke theksuar se procesi i regjistrimit atje, po bëhet me manipulime në dëm të shqiptarëve.

“Ka pengesa agresive dhe të shënjestruara për regjistrimin e shqiptarëve në Serbi”, shkroi Bislimi në llogarinë e tij.

“Sidomos në Medvegjë, janë vetëm tre komisionarë që flasin shqip dhe të gjithë janë të vendosur në zona të pabanuara nga shqiptarët”, saktësoi në deklarimin  tij, Zëvendëskryeministri Bislimi.

Ka nevojë urgjente për përfshirjen e OSBE-së për t’i parandaluar këto manipulime”.

 

Paralelisht me thirrjen ndaj OSBE-së, Bislimi u ka bërë thirrje shqiptarëve në Medvegjë që me urgjencë të regjistrohen në javët në vijim.

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi ka nisur më 1 tetor dhe do të zgjasë deri më datën 31.

Në regjistrimin e fundit në Serbi, më 2011, shqiptarët e patën bojkotuar procesin dhe atë për shumë arsye, e kryesisht që ndërlidheshin me diskriminim.

Bazuar në regjistrimin e popullsisë në Serbi në vitin 2002,ky vend kishte 7.4 milionë banorë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat