Nuk dërgoi një telegram ngushëllimi te familja e Behlul Beqajt, ministri Çeku kërkon falje

Aktuale

Nuk dërgoi një telegram ngushëllimi te familja e Behlul Beqajt, ministri Çeku kërkon falje

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 22:33
Ministri Hajrulla Çeku

Ministri Hajrulla Çeku ka kërkuar falje që nuk ka mundur ta nis një telegram ngushëllimi te familja e tashmë të ndjerit, Behlul Beqaj.

Në emisionin Pressing, Çeku ka thënë se kjo ka qenë për shkak të mos-vëmendjes së tij.

Ai ka kërkuar falje.

“Kërkoj falje për këtë gabim. Thjesht nuk e kam pasur vëmendjen”, ka thënë ministri i Kulturiës, Rinisë dhe Sportit.

Profesori universitar Beqaj që vdiq në shtator, njihet për veprat e tij: “Çështja Dita”, ”Liria e shtypit në Kosovë”, “Çfarë ishte roli i RTK-së në ngjarjet e marsit 2004”, “Lidershipi – si të bëhemi më të rëndësishëm”, “ (S)a mund t’i besohet lidershipit të Kosovës”, “Uloga liderstva na politiku medija Kosova”, “Kad ce Serbi i Albanci da se pomire”, “Politika në Fokus”, “Shkaqet dhe pasojat e pushtetit autoritar-poltronist” është libri tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat