Bogujevci: Jemi në rrugë të duhur për anëtarësim në KiE

Aktuale

Bogujevci: Jemi në rrugë të duhur për anëtarësim në KiE

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 23:53
Saranda Bogujevci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, mbajti fjalimin e parë në emër të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Në intervistë për magazinën “Lajmet e Fundit” në RTK, Bogujevci e cila është deputete nga radhët e LVV-së, deklaroi se mbajtja e fjalimit të saj, në këtë moment kur Kosova tashmë ka të rezervuara vendet në këtë institucion evropian me rëndësi, është një hap më afër anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ka qenë një ndjenjë e veçantë sepse është punuar shumë në këtë drejtim”, tha Bogujevci. “Jam ndjerë me fat dhe e privilegjuar që kam pasur rastin të mbaj këtë fjalim për herë të parë në AP të KiE në emër të Kosovës’.

Bogujevci tha se tani Kosova ka të drejtë të përfshihet direkt në debate të ndryshme që më herët deputetët e Kosovës nuk e kanë pasur këtë të drejtë e madje jo vetëm për tema që kanë të bëjnë me Kosovën, por për çfarëdo çështje tjetër.

“Ky është një hap përpara deh një lajm i mirë për Kosovën”.

Duke folur rreth fjalimit të saj, ku Bogujevci si e mbijetuar e një prej masakrave më të tmerrshme në Kosovë, tha se një pjesë e deputetëve të KiE, veçse kanë qenë të njoftuar me rastin e saj.

“Kam pasur mundësi që në platforma të tjera të diskutoj, e për një pjesë tjetër kanë dëgjuar ndoshta për herë të parë”, tha ajo.

“Por për mua ka qenë me rëndësi ta potencoj këtë sepse dëshmon se Kosova ka kaluar në periudha shumë të vështira dhe po punon shumë. Kemi vuajtur shumë por njëkohësisht e ardhmja është shumë me rëndësi”.

Deputetja Bogujevci deklaroi se ishte e rëndësishme të përmendet e kaluara e Kosovës duke marrë edhe shkas nga situata e luftës në Ukrainë.

Ajo tha se fjalimi i deputetit Ukrainës që mbështet pavarësinë e Kosovës, ka qenë para se të mbahet fjalimi i saj.

Por fatmirësisht se kishte edhe mesazhe nga deputetët e vendeve të tjera, përgëzime për përfshirjen e Kosovës në AP të KiE”.

Ajo tha se po punohet shumë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Jemi në rrugën e duhur, por nuk mund të bëjmë publike detajet”.

Ajo shprehu mirënjohje edhe ndaj kolegëve deputetë që pavarësisht se janë nga parti të tjera politike, e kanë mbështetur në këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat