Qeveria ndan nga 100 euro për këtë kategori, ja kur do të ekzekutohen

Aktuale

Qeveria ndan nga 100 euro për këtë kategori, ja kur do të ekzekutohen

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 10:19 Përditësuar në ora: 12:50 më 12.10.2022
Foto ilustrim

​Qeveria ndau 100 euro shtesë për pensionistët, ashpëron dënimet për dhunuesit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës mori një sërë vendimesh. Ekzekutivi ndau 100 euro shtesë për muajin tetor për pensionistët, derisa edhe ndryshuan Projektligjin për kodin penal dhe atij për procedurën penale, ku ashpërsohen dënimet për veprat penale, dhunim, ngacmim seksual dhe dhunë në familje.

Duke e prezantuar mbështetjen ndaj pensionistëve, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bisilimi tha se kjo shumë është e njëhershme dhe kosto e saj është mbi 28 milionë euro.

Bislimi: 100 euro për pensionistët janë të njëhershme

“Në kuadër të pakos për t’u përballë me inflacionin që kemi dizajnuar muajin e kaluar, kemi paraparë edhe mbështetjen për pensionistët. Për pensionistët ka marrë formën e një shume të njëhershme prej 100 eurove, e cila do të transferohet në llogari të tyre gjatë këtij muaji. Për këtë qëllim duhet të ndahen mjete buxhetore në vlerën 28 milionë e 208 mijë euro”, tha ai.

Nga ana tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e vlerësoi si të domosdoshme plotësim-ndryshimin e Ligjit për kodin penal dhe atij për procedurën penale.

Ajo tha se personi që kryen dhunë, ngacmim seksual dhe dhunë në familje do të ketë ndalimin e të drejtës së kandidimit në çdo pozitë publike nga 3 deri në 10 vjet, po ashtu do të ketë të drejt ndalimin e të drejtës së përfitimit të automjetit dhe drejtimin e tij.

Haxhiu: Plotësim-ndryshimi i kodit penal domosdoshmëri

“Si nevojë dhe domosdoshmëri urgjente për ndryshimin e masave ndëshkuese për veprat penale të dhunimit, sulmit seksual, po ashtu edhe dhunës në familje, duke marrë parasysh trendin shqetësuese në rritje të këtyre rasteve. Për këtë shkak Ministria e Drejtësisë në procedurë të përshpejtuar ka marrë hapat e nevojshme për rishikimin e masave për kryesitë e veprave penale që i ceka më lartë, pasi po konsiderohet se në kodin aktual nuk janë të mjaftueshme”, tha ajo.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se përveç ashpërsimit të sanksioneve penale për kryerësit e këtyre veprave penale, ata nuk duhet të mbeten të lirë gjatë procedurave penale.

Andaj tha se është i nevojshëm miratimi edhe i Projektligjit për procedurën penale.

Kurti: Dhunuesit nuk munden të mbeten të lirë gjatë procedurës penale”

“Përveç domosdoshmërisë për ashpërsim të sanksioneve penale për kryerësit e veprave penale të dhunimit, dhunës seksuale dhe dhunës në familje është e nevojshme dhe domosdoshme rishikimi i procedurës penale për këto vepra. Dhunuesit nuk munden të mbeten të lirë gjatë procedurës penale”, theksoi kreu qeveritar.

Ndërkohë, miratuan edhe Projektligjin për plotësim-ndryshimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve paleje.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu, tha se përmes saj synohet vazhdimi i afteve për legalizim.

Aliu: Synohet vazhdimi i afteve për legalizim.

“Përmes këtij projektligji synohet vazhdimi i afateve për legalizim dhe ofrimit të kohës shtesë për programet qeveritare për trajtimin e objekteve të përfshira në listën e pritjes. Po ashtu përmes këtij ndryshimi synohet të vazhdohet zbatimi i një politike të re të qeverisë për ndërtimin pa leje”, tha ai.

Krahas kësaj, Aliu bëri të ditur se do të fillojnë edhe procedurën e shpronësimit në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Në mbledhjen e sotme, qeveria ndau edhe 35 mijë euro për Luginën e Preshevës.

Ndërkohë, themeluan edhe një grup punues për përmbushjen e parakushteve që rrjedhin nga marrëveshja me MCC-në.

​Pensionistët gjatë këtij muaji marrin nga 100 euro shtesë, Qeveria ndan mbi 28 milionë euro

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët, në kuadër të masës 3.2 për mbështetje ndaj pensionistëve.

Duke e prezantuar të njëjtën, zëvendëskryeministri Bisilimi tha se kjo shumë është e njëhershme, e cila ka kosto mbi 28 milionë euro.

“Në kuadër të pakos për t’u përballë me inflacionin që kemi dizajnuar muajin e kaluar, kemi paraparë edhe mbështetjen për pensionistët. Për pensionistët ka marrë formën e një shumë të njëhershme prej 100 eurove, e cila do të transoferohet në llogari të tyre gjatë këtij muaji. Për këtë qëllim duhet të ndahet mjete buxhetore në vlerën 28 milionë e 208 mijë euro”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi edhe plotësim-ndryshimin e Ligjit për kodin penal, ku parashihet ashpërsimi i sanksioneve ndaj kryerësve të veprave, dhunim, ngacmim seksual dhe dhunës në familje.

Krahas kësaj, kabineti qeveritar ndau edhe 35 mijë euro për Luginën e Preshevës.

Qeveria ndan 100 euro shtesë për pensionistët – ekzekutohen gjatë këtij muaji

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 100 euro shtesa të menjëhershme për pensionistët në kuadër të pakos për përballje me inflacionin.

Për këtë Qeveria i ka ndarë mbi 28 milionë euro.

“Në kuadër të Pakos për përballje me Inflacionin që kemi disejnuar muajin e kaluar, kemi paraparë mbështetje edhe për pensionistët. Për pensionistët ka marrë formën e një shume njëhershme prej 100 eurosh e cila do të ekzekutohet në llogaritë e tyre gjatë këtij muaji”, ka thënë Bislimi.

Ky vendim u aprovua edhe nga ministrat e tjerë kështu hyri në fuqi. 

Qeveria propozon nga 100 euro për këtë kategori

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, e cila pritet të mbahet nga ora 10:00, do të ndajë 100 euro shtesë për pensionistët, në kuadër të masës 3.2, mbështetja për pensionistët.

Megjithatë, nga masa 3.2 pritet që familjet me asistencë sociale të mbështeten me 30% mbi nivelin e rregullt.

Javë më parë ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media kishte thënë se rreth 300 mijë familje do të ndihmohen me këtë shtesë.

Madje, ai kishte deklaruar se këto shtesa po ndahen për të përballuar ngritjen e çmimeve në vend.

Ndryshe, edhe në nëntor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës kishte marr vendim për ndarjen e 100 eurove për këtë kategori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat