Kosova sot me sy drejt Brukselit, prezantohet Paketa e Zgjerimit

Aktuale

Kosova sot me sy drejt Brukselit, prezantohet Paketa e Zgjerimit

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Ashtu siç është paralajmëruar, sot Komisioni Evropian do të publikojë paketën e tij vjetore të zgjerimit.

Në këtë rast, përfshihet edhe publikimi i raporteve për vendet që janë në procesin e integrimit në BE ose që aspirojnë të anëtarësohen, raporton RTKlive.

Kështu, në orën 13.15, do të bëhet prezantimi i paketës së zgjerimit 2022 nga Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Prezantimi do të bëhet në Komisionin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtm.

Në orën 15.00, do të ketë edhe konferencë për media nga Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Ndërkohë, në orën 16:30, bëhet dorëzimi zyrtar i Raportit nga Shefi i Zyrës së BE-së/EUSR, Tomas Szunyog,

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani  kurse në orën 17:15, i njëjti raport i dorëzohet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pritet që raporti i KE-së të rikonfirmojë plotësimin nga ana e Kosovës të kritereve për liberalizim të vizave.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat