E thotë shefi i EULEX-it: Edhe kryetarja e Parlamentit Evropian përkrahë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Aktuale

E thotë shefi i EULEX-it: Edhe kryetarja e Parlamentit Evropian përkrahë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Nga: H.O. Më: 12 tetor 2022 Në ora: 13:56
Ilustrim

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX Kosovë), Lars-Gunnar Ëigemark, ka thënë se heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës e përkrah edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Shefi i EULEX-it në Kosovë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, ka thënë se këtë Metsola e ka bërë të qartë gjatë një diskutimi që pati me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor muaj më parë në Bruksel, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

“Për liberalizimin e vizave për Kosovën është shprehur fuqishëm edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, duke iu referuar një diskutimi që ka pasur me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, në Bruksel. muaj më parë”, theksoi Gunnar Wigemark në Twitter.

Komisioni Evropian do të miratojë sot paketën e zgjerimit si dhe raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sa i përket Kosovës, është theksuar se progresi ka qenë i kufizuar dhe se duhet bërë më shumë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat