Përgëzoi policinë për aksionin “Brezovica”/ Qytetari i reagon Sveçlës: Ministër luftojeni krimin e organizuar në qendër të Prishtinës

Aktuale

Përgëzoi policinë për aksionin “Brezovica”/ Qytetari i reagon Sveçlës: Ministër luftojeni krimin e organizuar në qendër të Prishtinës

Nga: M.L. Më: 12 tetor 2022 Në ora: 16:49
Foto nga vendngjarja

Për dy ditë me radhë Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri” në Brezovicë.

Ky aksion ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 100 vikend-shtëpizave të ndërtuara jashtëligjshëm në këtë park që ndalohet ndërtimi.

Gjatë ditës së djeshme, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë për aksionin duke paralajmëruar se nuk do të ndalen në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Jemi te vendosur që të zbatojmë maksimalisht ligjin dhe të gjithë shkelësit e keqpërdoruesit të vendosen para drejtësisë dhe organeve kompetente.

Lufta jonë ndaj krimit, korrupsionit dhe zhvatësve të pasurisë publike do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme me të gjitha angazhimet e plota të organizmave tanë institucional në mbrojtjen efektive të së përbashkëtës”, ka shkruar ministri në Facebook.

Në postimin e ministrit Sveçla ka reaguar qytetari, Beg Hasimi, i cili bashkë me tre qytetarë të tjerë të Prishtinës tash e 5 vite përballen me uzurpimin e lokaleve të rrugën Xhorxh Bush.

Hasimi ka ftuar Sveçlën që ta luftojë krimin e organizuar në Qendër të Prishtinës.

“Ministër 10 herë me radhë ju kam shkruar duke ju njoftuar për krimin e organizum në qendër të Prishtinës, krimi i organizum i ka uzurpuar 4 Lokale në rrugën Xhorxh Bush lokalet nr. 50, 52, 54, dhe 56 po bahen 5 vite që janë uzurpu edhe dikush merr haraq, neve 4 pronarëve legjitim me certifikata të pronës nuk na pagujnë qeranë qe 5 vite, ju lusim Ministër luftojeni krimin e organizum në qendër të Prishtinës”, ka shkruar Hasimi.

Image
Komenti i Beg Hasimit tek postimi i ministrit Sveçla

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat