Latifi: Fjalimi i Ramës në Këshillin e Europës - një ndër fjalimet më të fuqishme në krejt historinë e ligjërimit politik shqiptar

Aktuale

Latifi: Fjalimi i Ramës në Këshillin e Europës - një ndër fjalimet më të fuqishme në krejt historinë e ligjërimit politik shqiptar

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 19:55
Blerim Latifi

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar fjalimit të sotëm të kryeministrit Rama në Këshillin e Europës, ka thënë se do të mbahet mend si një ndër fjalimet më të fuqishme në krejt historinë e ligjërimit politik shqiptar.

“Jam krejtësisht i bindur se fjalimi i sotëm i Edi Ramës në Këshillin e Europës do të mbahet mend si një ndër fjalimet më të fuqishme në krejt historinë e ligjërimit politik shqiptar. Rroftë Shqypnia! Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!” – tha ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një fjalim 1-orësh para Këshillit të Evropës ka trazuar ujërat në Strasburg.

Ai ka pasur akuza të ashpra për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me raportin e Dick Martyt, ka dalur në mbrojtje të ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve në Hagë, përderisa ka kërkuar që rezoluta të miratohet.

Postimi i Latifit:

Jam krejtësisht i bindur se fjalimi i sotëm i Edi Ramës në Këshillin e Europës do të mbahet mend si një ndër fjalimet më të fuqishme në krejt historinë e ligjërimit politik shqiptar.
Rroftë Shqypnia!
Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat