Babai i Hashim Thaçit ka disa fjalë për fjalimin e Ramës në Strasburg

Aktuale

Babai i Hashim Thaçit ka disa fjalë për fjalimin e Ramës në Strasburg

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 20:44
Babai i Hashim Thaçit

Po e përcjellin me vëmendje. E më i interesuari është babi i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaqi.

Për fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë,Edi Rama, në Këshillin Evropian, Thaqi edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore për të folur, u shpreh falenderues ndaj Ramës.

Njëjtë u shpreh edhe bashkëluftëtari i ish-presidentit.

Arton Hoti thotë se Rama po mbron vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirëpo Hoti nuk është i kënaqur me punën e krerëve politik për këtë çështje.

Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mban një fjalim që mbron vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat